0

Platforma: Krejt1Ven

1.Regjistrimi:
• Biznes
Për t`u bërë pjesë e platformës në uebfaqen krejt1ven.com, së pari klikoni në register, më pas drejtohuni tek bizneset, ku edhe do të hapet faqja me informata për regjistrimin e biznesit tuaj. Bizneset që duan të bëhen pjesë e platformës sonë duhet të plotësojnë disa nga fushat kryesore të kërkuara. Kujdes i veçantë duhet kushtuar mënyrës së dhënies së emailit, pasi që ai duhet të jetë valid, ngase përmes emailit bëhet edhe aktivizimi i llogarisë. Nëse i keni përfunduar të gjitha procedurat dhe emaili i biznesit tuaj është aktivizuar, ende nuk mund ta shfrytëzoni CMS-në e krejt1ven-it në rast se nuk është kryer pagesa nga ju. Me përfundimin e tërë procesit të regjistrimit si dhe pagesës, biznesi do ta ketë mundësinë të vazhdojë me përdorimin e produkteve te krejt1ven-it si në vijim:

• Shërbimet

Në krejt1ven.com vendosen të gjitha shërbimet të cilat i ofron kompania!

• Produktet

Nëse biznesi i regjistruar posedon produkte, atëherë ato menaxhohen dhe janë të dukshme në “listën e porosive”!

• Terminet

Në rast se biznesi juaj merret me termine, atëherë ato medemos do të jenë pjesë e faqes sonë.

• Orari

Përfshirja e ditëve dhe orëve të punës së kompanisë suaj.

• Galeria

Në këtë pjesë vendosen fotografitë e reklamimit të biznesit tuaj. Në të do të vendosen fotografi të cilat biznesi juaj i konsideron si më të rëndësishmet.

• Komentet

Komentet do të menaxhohen nga ne. Publikimi i tyre do të ndalohet dhe lejohet nga ne varësisht nga natyra e tyre.
Gjithashtu ne përkujdesemi që të gjithë personave që komentojnë t`iu përgjigjemi në kohë reale.

• Faturat

Menaxhimi i faturave
Të dhënat e secilit biznes ruhen dhe kontrollohet nga stafi i platformës krejt1ven.
Njëkohësisht për çdo keqpërdorim të të dhënave nga kompanitë tjera do të merren masa ndaluese/bllokim nga ne!

2.Privat
• Regjistrimi i personave privat
Çdo person i cili nuk ka biznes mund të regjistrohet tek ne duke i plotësuar disa nga fushat obligative si dhe me aktivizimin e llogarisë përmes emailit valid. Personat privat nuk do të mund ta përdorin CMS-në por se mund të bëjnë vetëm komente dhe reviews për bizneset të cilat janë pjesë e platformës sonë. Ata do të mund edhe të porosisin produkte nga bizneset e regjistruara në krejt1ven.com. Kjo ndodh për shkak se ne duam të kemi njohuri për secilin komentues/klient që ka porositur produkte te kompanitë që janë pjesë e platformës sonë.

Emri i Biznesit

Telefoni

Adresa

E-Mail

Web

Facebook

Instagram

Contact Information

Emri i Pronarit

Data

Numri i Telefonit

Industria