Rezultatet e kërkimit tuaj: 63
Ndertimtari Beton shpk

Grupi Ndërtimtari sh.p.k,është themeluar me 5 maj 1990, në Pejë si ndërmarrje që merrej me punë ndërtimore dhe zejtare, dhe me një madhësi të një biznesi familjar. Puna dhe shërbimet kualitative, korrektësia ndaj klientit dhe modernizimi i teknologjisë, ndihmuan që ndërmarrja jonë të rritet me kalimin e kohës. Tani “Ndërtimtari” ka mbi 100 të punësuar, logjistikë të fuqishme ndërtimore dhe rrjet të bashkëpunëtorëve të biznesit ndërtimor. Për 20 vite, pas një rrugëtimi të mundimshëm, “Ndërtimtari” ka përvojën, të arriturat dhe planet për të ardhmen. Janë objekte të shumta të realizuara, prej vitit në vit më të larta dhe me sipërfaqe më të madhe, ndërsa ne mendojmë se sfida për të tejkaluar veprën në përfundim është para nesh. Sidoqoftë, përkushtimi në punë është i lartë sikur për mega-struktura, edhe nëse në pyetje është vetëm një dhomë e vetme e banimit. Shumë familje jetojnë këndshëm në ambientet e ndërtuara nga ne, shumë afarist të suksesshëm zhvillojnë bizneset e tyre në objektet e ndërtuara nga ne, me të gjithë ata, sot kemi raporte shumë të afërta.Ashtu si shumë banorë të Kosovës, edhe ne kemi pësuar humbje të mëdha gjatë luftës. Janë partnerët tanë pikërisht ata që na ndihmuan që të mësojmë se puna që bëjmë, sjell plot kontakte dhe kënaqësi, dhe e tërë kjo na ndihmoi që të rimëkëmbemi dhe ta forcojmë në radhë të parë familjen tonë, forcën e së cilës të gjithë e konsiderojmë si motor të ndërmarrjes sonë. Kjo na ndihmoi të kemi sukses.Për këtë sukses dëshirojmë që ti falënderojmë të gjithë ata që në çfarëdo forme kontribuan që “Ndërtimtari” të transformohet në një ndërmarrje bashkëkohore ndërtimore në të cilën kualiteti, afati dhe përgjegjshmëria, janë tri parime kryesore të punës. Mirë se vini në web-faqen tonë që të njiheni më për së afërmi me ne! Me ne, ju lehtë e realizoni vizionin tuaj!

Rr Selmon Lajqi Pejë
0 Reviews