Rezultatet e kërkimit tuaj: 55
Rinia Construcion

“Arkitektura e bukur është arti dhe shkenca e të siguruarit që qytetet dhe ndërtesat tona të përshtaten me mënyrën se si ne duam të jetojmë jetën tonë, është procesi i shfaqjes së shoqërisë tonë në botën tonë fizike dhe jo vetem,Arkitektura e bukur dhe funksionale është një art shoqëror dhe si e tillë, është përgjegjësia jonë sociale të sigurohemi që po arrijmë të ndërtojmë ambiente që plotësojnë jo vetëm komfortet krijuese dhe funksionale, por edhe komfortin apo rehatinë shpirtërore. Permes videoanimacionit ju prezentojmë Arkitekturën unike dhe të bukurën e kompleksit Afarist-Banesor të “RiniaConstruction” pothuajse të përfunduar. Disa nga karakteristikat e kompleksit: ● Projektimi dhe ndërtimi është bërë me standarte më bashkëkohore, duke bërë jetesën më të lehtë për banorin. ● Duke u nisur nga shprehja “Arkitektura e mirë e bën natyrën më të bukur - I jep asaj fuqi” në Veqanti i është kushtuar rëndësi komunikimit dhe hapësirave të gjelbra, me mbi 60% të lokacionit gjelbërim - kundrejt 40% të hapsirës së parcelës të shfrytëzuar për ndërtim, duke ju bërë të ndjeni freskinë dhe rehatinë e të jetuarit larg zhurmës dhe qytetit. ● Brenda parcelës është ndërtuar Objekti banesor I cili përbëhet nga dy njësi banimi: Blloku C & Blloku D. ● Etazhiteti I objektit është vetëm 6 katësh, me nga 4 banesa në secilin kat karakteristik, duke filluar nga banesat 2 dhomshe me sipërfaqe 59m² deri te banesat 4 dhomshe 102m², si dhe dy pent’house 105m² dhe 120m² me nga 4 dhoma. ● Sipërfaqja afariste e objektit është 766m², e cila mund të ndahet në lokale më të vogla varësisht nga nevojat dhe kërkesat e klientit. ● Kompleksi gjithashtu ka parking nëntokësor në dy nivele ku përbëjnë gjithsej 48 parkingje nëntokësore me qasje shumë të lehtë, si dhe 19 parkingje mbi tokë. ● Kujdes i veqant i është kushtuar edhe termo-izolimit të jashtëm, pjesërisht me fasadë gjysëm strukturale me stiropor 12cm dhe pjesërisht me tulla gjermane të llojit “klinker” ku në mes mureve është vendosur leshguri 8cm duke mundësuar ruajtjen e temperaturës konstante brenda për brenda banesës. ● Dritaret Gjermane me 3 xhama 4 stinor M-teknologie që nënkupton mos depërtimin e temperaturës dhe zhurmës nga ambientet e jashtme, si dhe roleta zvicërane të modelit “Zhaluzine” duke ofruar një qetësi maksimale në ambientin e banesës suaj. ● Ndarjet ndërmjet njësive banesore janë punuar me dy mure, ku në mes mureve është vendosur leshguri 5cm për të mos lejuar depërtimin e zhurmës brenda njësive banesore. ● Laminati I llojit “Eger” 8mm dhe dyert e brendshme janë të prodhimit gjerman me kualitet dhe garanci afatëgjatë. ● Kompleksi gjithashtu ka nga dy ashensor për secilën njësi banesore për të mundësuar lëvizje të lirë dhe të shpejt të banorëve. ● Ne jemi kujdesur që banoret e këtij kompleksi të mos mbesin pa ujë të pijshëm 24h/7, pasi kemi vendosur rezervarët e ujit dhe përmes pompave automatike çdo banesë do të furnizohet me ujë, pa e vërejtur ndonjë nderprerje eventuale nga ujësjellësi rajonal i Prishtinës. ● Karakteristikë tjetër e këtij kompleksi është edhe hapësira kolektive apo salla e përbashkët me sipërfaqe 60 m² e cila do të përdoret nga banorët e e këtij kompleksi për shumë qëllime varësisht prej nevojave dhe kërkesave të tyre. ● Kompleksi është i tipit të mbyllur dhe do të jetë nën monitorimin e kamerave 24h/7, kështu duke bërë që banorët e këtij kompleksi të ndihen të sigurt në çdo kohë. Dhe për fund, ekzistojnë dy ditë në vit që ti nuk mund të bësh asgjë: njëra quhet “dje” dhe tjetra quhet “nesër”, Prandaj e sotmja është një ditë e përshtatshme të duash, të besosh dhe kryesisht të jetosh jetën në mënyrën më të mirë dhe aty ku ti ndjen qetësinë dhe rehatinë shpirtërore, e ku mund ta gjesh atë rehati më mirë se në kompleksin tonë, në kompleksin e “RiniaConstruction”!!

Magj Prishtinë - Ferizaj
0 Reviews
Dini Company

Shtëpia e Dritareve, Dyerve dhe Laminatit DINICOMPANY është një kompani, që operon në tërë teritorin e Kosovës. Me një rrjetë të gjerë të pikave shitëse dhe me një gamë të gjerë të produkteve kualitative, DINICOMPANY për klientët ofron zgjedhje të shumta për Dyer, Dritare dhe Laminat. Në programet e produkteve të DINICOMPANY, mund të gjeni rreth 70 modele të Dyerve për dhoma, rreth 50 modele të Laminatit AC3, AC4, dritare PVC 8.8cm, 7.6cm, 7cm, dhe produkte tjera sipas kërkesave të klientëve tanë. Duke pasur parasysh gamën e gjerë të produkteve, pastaj kualitetin, funksionalitetin dhe dizajnin e përkryer modern dhe klasik, çmime shumë konkuruese që ofrojmë në treg për klientët, bëjnë që kompani jonë - DINICOMPANY - të jetë lider në tregun e Dyerve, Dritareve dhe Laminatit në Kosovës, por edhe me gjerë. Pra, qëllimi i kompanisë tonë është që të ofroj variacion të ndryshëm të produkteve dhe ato të jenë sa më moderne dhe të kohës në treg, në mënyrë që klientët të kenë mundësinë të bëjë përzgjedhjen sa më të përshtatshme dhe të mirë që i nevojitet. Dritaret me statndard europian, me xham ekologjik LOW nga prodhuesi gjerman Trokal, liferimi bëhet vetëm për 14 ditë nga Gjermania. Dyert e dhomave kanë garancionin 5 vjeçar nga prodhuesi Gjerman Westag & Getalit AG, Laminati ka garancion 12 deri 20 vjet poashtu nga prodhuesi Gjerman KRONO ORIGINAL. Të gjitha këto mund të gjenden në sallonet tona si në vijim: Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Prizern, si dhe gjithashtu në katalogun tonë të postuar në uebfaqen dhe në rrjetet tona sociale.

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 70000 Ferizaj
5 Reviews
Xheni Group sh.p.k

Xheni Group në tregun e Kosovës ka një kohë që është present, qe nga viti 1992 Xheni Group me aktivitet e saj ka ofruar gjithëmon një frym Evropiane duke bashkëpunuar me firmat nga më të ndryshme me origjin nga Evropa Nga viti 2002 Xheni Group për herë të parë në Kosovë fillon instalimin e dyerve të garazhës me sistem automatik dhe produkteve tjera që lidhen me këtë fushë. Pra praktikisht e ka krijuar këtë treg. Qe nga ajo kohë kemi krijuar një profil të veçantë në pikëpamje profesionale, e shërbimit dhe cilësis . Aktualisht Xheni Group kontrollon 80 % të tregut në Kosovë. Falë punëve profesionale dhe rrjetit të klientave të gjerë Xheni Group fiton distribuimin e vetëm në Ballkan nga njëra ndër firmat më të mëdha në botë ‘Desjoyaux’ nga Franca, e cila mirret me ndërtimin e pishinave të mbyllura, shtëpiake, publike dhe olimpike me një teknologji bashkëkohore të fjalës së fundit. Duke vazhduar të zgjeroj produktet dhe rrjetin e klientelës, Xheni Group I ofrohen edhe disa firma tjera nga Finlanda e Spanja dhe Italia duke ofruar produkte të SPA sikur Sauna dhe Vaska-Jacuzzi, Banjo Turke etj. Produktet të cilat ofron Xheni Group : Dyer Automatike (Dyer për Garazh, Dyer për Oborr, Dyer Senzorike, Rampa), Pishina (Pishina të mbyllura, Pishina shtëpiake, Pishina publike dhe Pishina Olimpike), Sauna (Sauna HARVIA me dimensione sipas vendit ), Vaska – Jacuzzi (Vaska- Jacuzzi nga Spanja, Hidromasazh, dimensione të ndryshme nga 2 persona deri në 7 persona, me 7 lloje të ndryshme të masazhës) Objektivi ynë është të vazhdojmë të ofrojm kualitetin e njejt që kemi ofruar për 20 vite, duke ofruar mundësi dhe zgjidhje për të përmisuar jetën e luksit dhe shëndetit

Magjistralja Prishtinë - Shkup Ferizaj
0 Reviews